Report TV -16 emrat për 8 vende në Kolegjin Zgjedhor, mes tyre Dvorani

  • 3 years ago
Report Tv zbulon 16 kandidatët për 8 vende në Kolegjin Zgjedhor, organin e fundit që do të gjykojë ankesat e partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Mes emrave edhe ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, aktualisht anëtar i Gjykatës Administrative të Apelit, i cili ka qenë prej disa muajsh objekt i sulmeve të Presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Emrat e tjerë që do të garojnë për t?u bërë pjesë e gjykatës së zgjedhjeve janë Manjola Xhaxho, Gentian Medja, Sokol Ibi, Klodiana Mema (Veizi), Margarita Buhali, Ardian Dvorani, Asim Vokshi, Artur Kalaja, Enton Dhimitri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Eriol Roshi, Edlira Petri, Ornela Naqellari, Esmeralda Çeka (Xhili) dhe Rexhep Bektheshi.

Recommended