Burg për Faik dhe Shkëlzen Bucin, avokati: Kontakti i fundit i vajzës në vitin 2009 me të ëmën e saj

  • 3 years ago
Faik dhe Shkëlzen Buci lihen në masën e sigurisë "Arrest me burg". Në deklarimin e avokatit dy personat e akuzuar babe e bir e kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e saj. Sipas avokatit Arben Gramo, vajza kontaktin e fundit e ka pasur në vitin 2009 me të ëmën e saj.

"Nga një gjykim i mëparshëm i organit të procedurës është konstatuar se eshtrat janë të Eglantina Bucit. Nuk ka pasur pretendime për këtë fakt. Në vitin 2009 ka qenë kontakti i fundit me ëtë ëmën. Ata nuk kanë jetuar normalisht, vajza nuk vinte në shtëpi dhe me kërkesat që babai ka bërë vetë ajo nuk vinte në shtëpi dhe prandaj mendohet se mund të jetë prostituuar", tha avokati.

Recommended