Rama: Ajo qe quhej si tradhti, sot quhet historike

  • 3 years ago
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar humbje kohe dhe reputacioni ndërkombëtar, refuzimin e gjatë të Kosovës për të pranuar Minishengenin dhe një sërë mundësish që ofronte procesi i Berlinit. Nëpërmjet një reagimi, kreu i qeverisë, duke përshëndetur edhe një herë marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, shprehet se ajo në vetvete përmban edhe pikat e asaj që parashikon Minishengeni Ballkanik.

?Nuk e kam dyshuar asnjë çast që do të vinte dita që Kosova do ta pranonte ?Minishengin? e ashtuquajtur ? për mua është Shengen Rajonal, aspak ?mini?. kam ndjesinë e hidhur të faktit se çka është firmosur dje, s?ka asgjë që nuk është pjesë e planit të kahershëm për Shengenin Rajonal, rrjedhojë logjike e procesit të Berlinit, ndërkohë që koha e humbur deri dje është rrëqethëse?.

Kryeministri i ka kthyer përgjigje edhe akuzave të mëparshme të bëra andej e këndej kufirit për tradhti kombëtare, sa herë që përpiqej që të bindte Kosovën të bëhej pjesë e nismës së bashkimit rajonal.

?Ajo që në shqip u damkos me vite si tradhti kombëtare, në anglisht u kthye brenda një dite në arritje historike. Lexova pikën e marrëveshjes ku flitet për një infrastrukturën tokësore që do të nxjerrë Serbinë dhe Kosovën në një port të thellë në Adriatik. Në Durrës i bie, sepse është llafi për atë rrugën Nish ? Prishtinë ? Durrës, që Saliu e ka pagëzuar si rruga e turpit të tradhtisë së Edvinit! Ajo rrugë ka qenë në tryezën e çdo raundi të Procesit të Berlinit?

Në reagimin e vet, Kryeministri Rama thekson se marrëveshja e Washingtonit duhet të shërbejë, jo vetëm për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve nënshkruese, por edhe për të maturuar më shumë mjedisin politiko-mediatik në Shqipëri dhe në Kosovë që sipas tij ?u çmend? prej keqkuptimit të madh të ?Minishengenit?.

?Këtu ka një problem të madh, shumë të madh, me NE, Shqipërinë dhe Kosovën bashkë, ku i paguajmë kosto të tmerrshme politikës së poshtër të ca bajraktarëve hileqarë, këtej e andej bjeshkëve, të cilët për delirin e tyre të madhështisë dhe etjen e tyre për pushtet, helmojnë popullin papushim me gjuhën e urrejtjes, akuzat e përbindshme, shpifjet e pambarimta, duke pozuar si patriotë të zjarrtë e duke ndezur përditë zjarrin e dasisë mes shqiptarëve!?

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended