Hajdari: Partinë do ta hap me Nismën Thurje! Murrizi: Do më bashkohen themelues të PD

  • 3 years ago
Opozita parlamentare do të shkojë në zgjedhjet e 2021 me dy parti të reja. Një parti e deputetes Rudina Hajdari dhe e Myslim Murrizit. Në një intervistë për Report tv, Rudina Hajdari theksoi se partia e saj po krijohet dhe se bashku me Nismën Thurje kanë nisur mbledhjen e firmave. Ndërsa kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi do të garojë në zgjedhjet me Partinë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë.

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar për "Report Tv" se në partinë e re që do të krijojë nuk do të jetë Myslym Murrizi. Hajdari ka thënë se ka nisur mbledhjen e firmave për t'u regjistruar zyrtarisht si parti e re. Hajdari tha se ajo do të krijojë parti së bashku më "Nismën Thurrje" pasi pikëpamjet dhe programet e tyre përshtaten.Ajo ka lajmëruar gjithashtu se në ditët në vijim do të nisin takimet nëpër rrethe dhe se partia e re që do të krijojë do të jetë një alternativë e re për qytetarët, të cilët i fton të bëhen pjesë duke ndryshuar njëherë e mirë politikën shqiptare dhe partitë e vjetra që sipas saj janë kthyer në një SHPK.

?Gjej rastin të falenderoj të gjithë ata që pas videos janë regjistruar në Website-n Rudina Hajdari.al. I ka tejkaluar pritshmëritë e mia dhe jam e lumtur që njerëzit do bëhen pjesë e një iniciative që do ndryshojë politikën shqiptare. Partitë e vjetra janë kthyer në parti që u shërbejnë individëve, janë kthyer në SHPK. Dua të krijohet një formacion politik tu shërbejë njerëzit. Kjo parti po krijohet me një ekip të ri intelektualësh dhe duan që kjo parti të jetë e njerëzve. Absolutisht jo, nuk bëhem pjesë e një partie në këtë rast të z.Murrizi. Unë bashkë me të rinj të tjerë, me organizata të tjera siç është ?Nisma Thurje? që kanë hedhur hapat e para për t?ju bashkuar publikut për një alternativë të hapur të gjerë, dhe gjatë rrugës do bashkohemi. Kemi marrë përsipër për të udhëtuar javët e ardhshme në rrethet e ndryshme të Shqipërisë dhe për ti kërkuar shqiptarëve se si duan ata të qeveriset Shqipëria në të ardhshmen?, tha Hajdari.

Recommended