ASH: Pushteti po bën presion brutal ndaj komunave

  • 3 years ago
Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar pushtetin LSDM-BDI se çdo ditë, në forma të ndryshme bën presion ndaj tre komunave të udhëhequra nga kjo parti. Sekretari i përgjithshëm i ASH-së  Arben Taravari, tha se Inspektorati i Arsimit, Policia Financiare, organet për zbulimin e krimit të organizuar dhe  institucione tjera qeveritare, në mënyrë konstante bastisin brutalisht qeverisjen lokale në Gostivar, Vrapçishtë dhe Bogovinë.

 ?Ne pritnim të gjithë që të gjendet valixhja e Bokit me 1.5 milion euro a sa ishin, apo të zgjidhet rasti i ?Maxhar Telekomit? i cili kishte një përfundim ligjor në Gjykatën e Nju Jorkut, mendonim se sot do të zgjidhen rastet e Den Donçevit, rastet e kaubojve të dasmave dhe plot raste tjera për të cilët shprehin shqetësim edhe faktori kombëtar edhe institucionet relevante ndërkombëtare- deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit

 Taravari tha se nuk i frikësohen aspak pushtetit dhe nuk do të ndalojnë me aktivitetet e tyre. Ai shtoi se do t?i shfrytëzojnë marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar dhe do t?i informojmë për, siç tha padrejtësitë, presionet, hakmarrjet politike dhe abuzimet e pushtetit. Partitë e pushtetit nuk i komentuan akuzat e ASH-së.

Mefail ISmaili

Recommended