Report TV -Thoma: Ja si bëhet komunikimi psikiatër dhe mjek te 2 spitalet COVID

  • 3 years ago
TIRANË- Nisur nga dy ngjarjet tronditëse ku dy pacientë me COVID u vetëvranë, mjekja psikiatër, Irena Thoma ka sqaruar me detaje për Report Tv se si është komunikimi në raste të tilla mes mjekëve përgjegjës dhe atyre psikiatërve. Ajo ka deklaruar se në dy spitalet COVID, Infektivi dhe "Shefqet Ndroqi" nuk ka psikiatër që kryejnë shërbim 24 orë, por ato thirren kur mjeku përgjegjës e vlerëson të nevojshme. Që do të thotë, nëse gjatë vizitave mjeku vë re se pacienti, përtej COVID-it, shfaq probleme emocionale, atëherë kërkohet ndihma e psikiatërve.

"Ngjarja të trondit, të shqetëson nuk është diçka e lehtë, por me masat që merren këto probleme mund të minimizohen. Në rastin e pacientëve aty, në dijeninë time, nëse mjeku kurues apo persona që janë në shërbim të këtyre pacientëve, mund të konstatojnë probleme shëndetësore, thirret mjeku psikiatër që jep ndihmën e duhur. Mjeku thërret një ekspert psikiatër, qoftë edhe një psikolog. Dhe kështu funksionon. Kemi mjek që janë të atashuar në klinika përkatëse për të mbuluar shërbimet e pacientëve. Dhe aty thirren në varësi të nevojës. Gjë që saktësohet nga ana e mjekut kurues, kur e konstaton që krahas COVID ka dhe shqetësime emocionale, thërret mjekun", tha Thoma për Report Tv.

Recommended