Serat, sigurimi i vazhdimesise se prodhimit gjate gjithe vitit (24 Shtator 2000)

  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Në rrugën që të çon nga Tirana në Durrës, sapo kalon Ndroqin, ndeshesh me një serë në ndërtim e sipër. Zyber Dardha me dy djemtë e tij kanë menduar të bëjnë këtë investim për të rritur të ardhurat e tyre. Zyberi tregon se iu deshën në fillim 100 mijë lekë për të bërë nivelimin e sipërfaqes së tokës. Këto do të jenë sera diellore me sistem vaditës dhe për marrjen e ujit do të shfrytëzohet lumi Erzen si dhe dy puse të hapura këtu pranë serës.
Kulturat që do të mbjellin këtu, janë perimet në radhë të parë, por nuk kanë harruar që të kultivojnë dhe lulet. Tashmë këtu do të lërohet toka dhe pas pak ditësh do të mbulohet sera me xhama. Ndërkohë që në periudhën e tranzicionit shumë sera u shkatërruan barbarisht, ky fermer po kupton se sa të domosdoshme janë ato për të siguruar në vazhdimësi të prodhimit gjatë gjithë stinëve të vitit./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended