Ndërtimi i paligjshëm tek “Mavrovasja”, në seancën e parë të Qeverisë

  • 4 years ago
Vendimi i parë i Qeverisë së re të kryeministrit Zaev është rrënimi i objektit pa leje para qendrës Tregtare ?Mavrovasja?. Objektin duhet ta prishë Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Magjistraleve dhe Rrugëve Rajonale "Rrugët e Maqedonisë". Kjo ndërmarrje dhe komuna e Çairit së pari do të duhet të nënshkruajnë një marrëveshje për prishjen e objektit, dhe pastaj pa paguar komuna e Çairit, ata do të duhet ta prishin ndërtesën me mekanizmin e tyre. Objekti i ndërtuar në mënyrë të paligjshme mbiu në vendin e ish-kafenesë Fontana, e cila u dogj në muajin maj në mes të orës policore.

Recommended