Zaevi premton pako të reja për bizneset
  • 3 years ago
Në ditën e parë të punës, Kryeministri Zoran Zaev dëgjoi kërkesat e një pjese të komunitetit të biznesit. Biznesmenët i thanë Kryeministrit se në periudhën në vijim Qeveria duhet të përqendrohet në ekonomi dhe përmes masave dhe mbështetjes për biznesin të ketë rritje ekonomike në vend. Zaev premtoi pako të reja të ndihmës financiare për kompanitë për tejkalimin më të lehtë të krizës së shkaktuar nga pandemia.

"Mësova shumë nga bashkëpunimi me Odat, pashë që nga kjo mund të ketë dobi të përbashkët, për sektorin e biznesit, për punëtorët, për eksportin për Prodhimin Bruto Vendor të shtetit dhe natyrisht politikisht për qeverinë. Ne do ta përdorim atë përvojë në periudhën e ardhshme në mënyrë që të mund të punojmë më me përkushtim, të bashkëpunojmë, por edhe të mësojmë nga puna e Odave ekonomike- deklaroi ZORAN ZAEV ? Kryeministër.
Recommended