Besnik Mustafaj takim me intelektualet, fushata tek "Ali Demi" - (18 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Besnik Mustafaji, ka mbledhur sot intelektualët demokrat, për të prezantuar shkrimtarin Mustafaji. Janë paraqitur 22 botime të Mustafajit, në shqip dhe në gjuhë të tjera, ndërto ?Fletorja rezervat?, ?Midis krimeve dhe mirazheve?, ?Daullja prej letre?, etj. Pavarësisht nga politika, tha Mustafaji, unë nuk shkëputem nga profesioni dhe pasionet e mia.

Besnik Mustafaji:- ?Nuk do të harrojë asnjëherë këtë fjalë të madhe të Havelit, se ?letërsia ka brenda një antidot të madh, që të mban esëll, të ruan nga abuzimet e pushtetit, të ruan nga shkeljet e normave për të cilat je votuar?.

Në takimin e sotëm Mustafaji shoqërohej nga bashkëshortja dhe djali i tij.

Pasdite kandidati për kryetar bashkie Besnik Mustafaji ka vazhduar fushatën me banorët e lagjes ?Ali Demi?, ku ka prezantuar kandidatin për minibashki zotin Dashamir Maçi. I shoqëruar nga kryetari i PD Tiranë, Vili Minarolli dhe sekretari i përgjithshëm Ridvan Bode. Kandidati Besnik Mustafaji ka kërkuar nga të pranishmit jo votë kundër, por konstruktive.

?Kjo është e vetmja rrugë që do të nxjerrë Tiranën nga kriza?, tha Mustafaji. Ai është shprehur për perspektivat e rinisë. Pranë bashkisë që ai do të drejtojë, mendon të ngrejë një departament të rinisë pa dallim bindjesh të cilët do të jenë menaxhuesit për të jetuar moshën e tyre./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended