Besnik Mustafaj: Alternativa jone eshte me e mira (17 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës Besnik Mustafaj, ka takuar sot banorët e minibashkisë 5. Në takimet me banorët e kësaj zone Mustafaj tha se Partia Demokratike ka sigurinë për të zgjidhur problemet reale të Tiranës. Ne tha ai, kemi dëshirën dhe vullnetin për t'a bërë Tiranën një kryeqytet me ndriçim perëndimor.
"Ne nuk do të fitojmë pse kemi përballë një kundërshtar që nuk meriton asgjë, që nuk meriton asnjë besim të qytetarëve të Tiranës. Ne do të fitojmë. Alternativa jonë është pasdiskutim më e mira. Ne do të fitojmë se alternativa jonë është më realistja. Ne do të fitojmë se alternativa jonë është më pranë individit."
Ndërsa shefi i stafit të fushatës së Mustafajt, Kreshnik Spahiu në përgjigje të deklarimit të stafit të Ramës për të mos ndërhyrë në jetën e tij private tha se e hedh poshtë këtë kërkesë. Sipas tij zgjedhësit duhet të dijnë gjithçka për figurën që do të qeverisë kryeqytetin në 4 vitet e ardhshme./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended