Grupi Miqte e Shqiperise mesazh partive politike shqiptare - (18 Shtator 2000)
  • 3 years ago
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

?Partitë që humbasin në zgjedhje duhet të pranojnë humbjen, duke i dhënë kështu një emër të mirë Shqipërisë?. Ky ka qenë mesazhi kryesor që grupi Miqtë e Shqipërisë, i mbledhur sot në Tiranë, ka dashur t?iu përcjellë partive politike shqiptare. Shqetësimi kryesor i Perëndimit, mbetet ndonjë krizë e mundshme pas zgjedhore, si pasojë e mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve.

Në këtë kontekst, Miqtë e Shqipërisë kanë nënvizuar në deklaratën e tyre, se edhe në agjendat e fushatës nuk duhet të kenë vend kërcënimet ndaj kandidatëve, gjuha e urrejtjes dhe fyerjet personale. Miqtë e Shqipërisë, iu bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë të sigurohen se çdo votë do të llogaritet për të mirën e tyre dhe të komunitetit ku ata banojnë.

Sipas tyre zgjedhjet e suksesshme, jo vetëm do të forcojnë respektin e komunitetit ndërkombëtar, por dhe do të sjellin investime e vende pune dhe ndihma për vendin. Ndërsa përsa i përket kontestimeve për listat e votuesve gjatë një konference për shtyp, ambasadori i OSBE-së Gert Ahrens tha, se qeveria i është përgjigjur të gjitha sugjerimeve tona dhe ka ndërmarrë hapat e duhur. Deri tani tha Ahrens, nuk kam arsye të mendojë se ka probleme të tjera veç vështirësive teknike./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended