Terrori ne hotelin ne Tushemisht, shkon ne 7 numri i te arrestuarve

  • 4 years ago
Operacioni policor i koduar ?Driloni? ka arrestuar 2 persona të tjerë të dyshuar të përfshirë në sulmin me armë ndaj hotel Volorekës në Tushemisht të Pogradecit. Më herët gjatë aksionit ?Driloni? kanë rënë në pranga 5 persona të tjerë duke e çuar në 7 numrin e të ndaluarve.

Në pranga janë vënë Meardi Berberi, 34 vjeç dhe Anterio Kaloshi 29 vjeç, të dy persona me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.


Policia ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një 40-vjeçar. Ervin Kalaja sipas informacioneve është vënë në pranga për shkak se dyshohet të ketë përkrahur pas sulmit Meardi Berberin duke e strehuar në zonën e Linzës në Tiranë.

Meardi Berberi është ndaluar në cilësinë e organizatorit, ku sëbashku me Ilir Berberin, i ndaluar më parë dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri djalin e pronarit të hotelit Voloreka.

Anterio Kaloshi është ndaluar në cilësinë e ekzekutorit të ngjarjes së ndodhur më 8 Gusht. Mëngjesin e asaj dite, pas të shtënave u dëmtua godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

Ndërkohë Anterio Kaloshi nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg për ngjarjen e ndodhur më 11 Tetor të 2017 ku u vranë në Lushnje Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha ndërkohë që u plagosën Marius Xhepexhiu dhe këmbësori Bujar Turku.


Për Kaloshin ka edhe një tjetër masë sigurie arrest me burg nga Gjykata e Korçës pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, mjetin tip ?Benz? në pronësi të shtetasit E. G.

Policia thotë se po vijon punën për të kapur një person tjetër në kuadër të këtij operacioni.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku strehohej Berberi iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në Lek dhe euro.

Gjithashtu janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended