Report TV -Me shpejtësi 'skëterrë', ndëshkohet shoferi i mjetit luksoz që lëvizte me 239 km/h

  • 4 years ago
Gjatë ditës së sotme janë pezulluar 17 leje drejtimi në akset Peqin-Rrogozhinë dhe Krrabë-Elbasan.

Gjatë kontrolleve të shtuara nga policia, janë ndëshkuar 8 drejtues mjetesh që qarkullonin ne shpejtësi nga 120 deri në 140 km/h, ndërkohë që tabela lejon të qarkullosh me 80 km/h.Ndërkohë në aksin rrugor Krrabë-Elbasan gjatë mesditës së sotme janë evidentuar dhe ndëshkuar 9 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 150 km/h deri në ekstrem 239 km/h, ku tabela lejon 110 km/h. Në kulmin e trafikut përtej çdo limiti të arsyes, kjo shpejtësi është vrasëse për jetën e drejtuesit të mjetit sado luksoz ta ketë, por aq dhe e rrezikshme për jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Recommended