Report TV - Vllaznia prezanton drejtorin sportiv Djarmati, Brdaric pritet të jetë trajneri i ri
  • 3 years ago
Ndryshimet tek Vllaznia po bëhen zyrtare. Sot është prezantuar drejtori i ri sportiv Matko Djarmati që është një propozim i kroatëve të Rijekës pas binjakëzimit mes dy klubeve:

Sponsori i kuqebluve Alban Xhaferri është tepër optimist dhe thotë se Vllaznia sezonin e ardhshëm do të synojë kupat e Europës. Në të njëjtën linjë është edhe administratori Suad Lici sa i takon objektivave por sqaron njëherë e mirë rolin e tij në klub duke thënë se nuk qëndron si kukull:Sa i përket trajnerit të ri edhe pse marrëvshja ende nuk është finalizuar ai pritet të jetë ish-sulmuesi i Gjermanisë 45-vjeçari Thomas Brdariç që prej ditës së djeshme ndodhet në Shkodër.

Ndërkaq Kukësi ka nisur stërvitjet nën urdhrat e trajnerit të ri Skënder Gega dhe sot ka zyrtarizuar përfundimin e huazimit dhe largimin e sulmuesit Kristal Abazaj autor i 10 golave sezonin që sapo u mbyll.
Recommended