Perkujtohet 75-vjetori i bombardimit atomik ne Hiroshima | Lajme - News
  • 3 years ago
Me tingujt e kambanave u përkujtua momenti, kur 75 vjet më parë mbi Hiroshimë ra e para bombë atomike e përdorur kundër njerëzve e quajtur ?Little Boy?.
Sulmi amerikan i mori jetën mbi 140 mijë banorëve, gati gjysmës së atyre që banonin në Hiroshima në atë kohë, si dhe la pas shkatërrim total, gjurmët e të cilit ruhen edhe sot e kësaj dite.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, kryetari i bashkisë së Hiroshimës bëri thirrje që njerëzimi të mos lejojë përsëritjen e gabimeve të së kaluarës, por të bashkohet për të luftuar kundër çdo kërcënimi.
?Rritja e vazhdueshme e nacionalizmit në atë kohë, çoi në luftën e dytë botërore e më pas në bombardimet atomike. Nuk duhet të lejojmë kurrë më që eksperiencat e dhimbshme të së kaluarës të përsëriten. Shoqëria civile duhet të refuzojnë nacionalizmin dhe të bashkohet kundër çdo kërcënimi?.
I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Parkun e Paqes ishte edhe kryeministri Shinzo Abe dhe të mbijetuarit nga ajo kohë. 3 ditë pas bombardimit të Hiroshimës, amerikanët hodhën bombën e dytë në Nagasaki. Vetëm këto sulme vranë mbi 200 mijë njerëz, duke çuar në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Që nga ajo kohë, Japonia nuk është përfshirë më në luftëra, ndërsa qeveria ka mbështetur gjithnjë nismat për çarmatosjen e globit nga armët bërthamore.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended