Avokati i Ndroqit: U sekuestruan prona te trasheguara | Lajme-News

  • 4 years ago
Avokati i Ylli Ndroqit, Alban Qafa, ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se ka kërkuar sekuestrimin e disa pasurive që janë trashëgimi nga familja dhe që nuk janë në pronësi të klientit të tij. Avokati thotë se vendimi për sekuestron e pronave të Ylli Ndroqit përmban shumë gafa juridike ndaj dhe ai do apelohet, duke kërkuar lirimin e këtyre pronave.

Alban Qafa theksoi gjithashtu se Televizioni Ora News është blerë me kredi, ashtu si makina e Ylli Ndroqit si dhe disa biznese të tjera.

Gjykata ka vendosur sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit, me argumentin se në bazë të ligjit Antimafia, ai nuk arrin t?i justifikojë ato dhe se ka dyshime të forta se janë vënë nga aktivitete të paligjshme siç është edhe trafiku i drogës.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended