Banka e Shqiperise: Ankandi me bonot e thesarit - (22 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Bonot e thesarit janë letra me vlerë që i nxjerr qeveria, përmes tyre mbulohet pjesërisht deficiti buxhetor. Bono mund të marrin të gjithë përveç ndërmarrjeve buxhetore dhe institucioneve shtetërore. Ashtu si edhe me librezat e kursimit, ai që blen bono merr përqindje fitimi.

Maturimi, pra koha që shteti mban, borxhi ndryshon në tre, gjashtë dhe dymbëdhjetë muaj. Për të shpërndarë bonot, banka organizon ankand dhe pranon oferta më të mira. Që të marrësh pjesë në ankand, duhet të derdhësh minimalisht 50 mijë lekë. Interesi i fitimit është 2% më i lartë se ai i bankës së kursimeve.

Në ankandin e sotëm u paraqitën 80 kërkesa, ndërsa interesi për bonot me maturim tre mujor ishte 9.6%, për ato me maturim gjashtë mujor ishte 12.1% dhe për bonot me maturim një vjeçar 13.49%./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended