Zjarri dëmton rrjetin 35kV në Koplik, pa drita bashkia, dogana e Hanit të Hotit, burgu i Reçit
  • 4 years ago
KOPLIK- Një zjarr i rënë në Bogiç, pranë N/Stacionit ka dëmtuar rrjetin 35kV, duke lënë pa energji disa zona.

Pa energji elektrike kanë mbetur disa institucione shtetërore, si Bashkia e Koplikut, banka, por edhe burgu i Reçit, dogana e Hanit të Hotit. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njofton se po punohet për rregullimin e avarisë.