Vauçerët për turizëm shiten në internet për gjysmë çmimi

  • 4 years ago
Qytetarët i shesin vauçerët e vlefshëm për turizëm që kapin shifrën e gjashtë mijë denarëve. Në faqet e specializuara të internetit, ku shitet gjithçka, mund të shihet, se si ofrohen edhe këta vauçerë për çmime prej nga 3000 dhe 4000 denarë, ndërsa ka edhe të tillë që shesin edhe nga dy vauçerë. Është sekret publik se në vend se të shkojnë për pushime, qytetarët ua ofrojnë vauçerët e tyre hotelierëve ose pronarëve të apartamenteve private. Por, ata që i kontaktoi Alsat nuk duan të flasin publikisht për dukurinë e këtillë.