4 viktima te tjera nga Covid-19 |Lajme-News

  • 4 years ago
Katër persona të tjerë nuk kanë arritur ta fitojnë dot betejën me koronavirusin duke e çuar në 154 numrin total të viktimave që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë në raportimin e saj për 24 orët e fundit bëri të ditur se mes viktimave është edhe 31-vjeçar nga Tirana, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
?Fatkeqësisht, virusei i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31-vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin ?Shefqet Ndroqi?. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69-vjeçar nga Shkodra, një 76-vjeçare nga Fieri dhe një 85-vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID?.
Listës së të infektuarve i janë shtuar edhe 92 persona pozitive, duke e çuar numrin total të personave aktivë në 2160.
Sinkron 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.
Shtrimet në spital vijojnë të mbeten të larta.
?Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.
Ndërkohë Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 53 qytetarë. Që prej fillimit të epidemisë 2883persona rezultojnë negativ dhe të shëruar nga virusi.
Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended