Zbardhet masakra e Lushnjes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas tre vitesh hetime, policia ka arritur të zbardhë dhe të dokumentojë me prova masakën e ndodhur në vitit 2017 në Lushnje, ku u ekzekutuan me breshëri automatiku Zamir Latifi 23-vjeç dhe Jurgen Hoxha 22-vjeç, ndërsa u plagos Marjus Xhepexhiu 26-vjeç.Nën akuzë për këtë ngjarje prokuroria ka vendosur tre persona. Ata janë Laert Haxhiu, Orgest bilbili dhe Anterio Kaloshi. Orgest bilbit, masa e sigurisë iu komunikua në ambientet e burgut të tiranës pasi më 10 prill, ai u arrestua në zonën e Xhamllikut, teksa lëvizte i armatosur. Ndërkohë, Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi vazhdojnë të jenë në arrati. Policia gjatë mbrëmjes së të hënës zhvilloi kontrolle në banesat e këtyre të fundit, por nuk mundi t?i gjejë ata.Gjatë kontrolleve, uniformat blu sekuestruan në cilësinë e provës materiale,1 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 30000 dollarë amerikan, disa doza me kababis, si dhe 4 automjete dhe 16 aparate celularë, ndërsa kanë proceduar penalisht tre persona. Atentati me armë zjarri ndodhi në tetor të vitit 2017 në lagjen ?loni dhamo? në Lushnje. Zamir Latifi dhe Jurgen hoxha së bashku me Marjus Xhepexhiu ishin duke pirë kafe në një local në momentin kur u qëlluan me breshëri automatiku. para se të ndodhte atentati, në tavolinë me viktimat dhe të plagosurin ishte dhe nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, i cili u largua pak minuta para se të ndodhte krimi. Masakra sipas policisë erdhi si pasojë e përplasjes mes grupeve kriminale në këtë qytet.

Recommended