Mozzik ngjit majën e Jezercës me ish-ushtarin e UÇK-së e fëmijët e dëshmorëve
  • 4 years ago
Këngëtari i njohur Mozzik e ka kaluar fundjavën në natyrë duke ngjitur majën e Jezercës, i shoqëruar nga ish-ushtari i UÇK-së Elmi Reçica dhe fëmijë të dëshmorëve të luftës së Kosovës. Këngëtari ka sjellë për fansat pamje nga ngjitja në mal duke kënduar këngë ushtarake të kohës së luftës.

?Sot (e diel) nga orët e herëta te? mëngjesit morëm rrugën për ne? Jezercën legjendare, se? bashku me Çlirimtarin Petritin (Elmi Rec?ica) dhe shume? luftëtarë tjerë, na u bashkuan edhe djem e vajza dëshmorësh! Tri shkronjat qe? e pasqyrojnë shtetin tone? dhe pavarësinë tone? quhet UC?K! Vargjet që kanë kënduar ne? vitet e 98-ta luftëtarët, sot i rifreskuam dhe i këndova me plot ndjenja dhe emocione! Plot tregime e ngjarje na treguan secili qe? ka përjetuar diçka ne? këtë zone?. Dite? e mire? me njerëz te? mire? ne? vend te? mire?!?. Rrënoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës?, shkruan Mozzik krahas videos.
Recommended