Numri i të infektuarve me COVID-19 në vend kaloi shifrën 10 mijë

  • 4 years ago
Me 152 rastet e reja të të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit, numri i të prekurve me covid 19 arrin në 10.086. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup janë regjistruar 39 raste pozitive, duke rënë intensiteti i të infektuarve, por në kryeqytet shifra e të prekurve ka arritur kaluar 4600.




Ndonëse në Tetovë sot rezultuan 9 pacientë pozitiv, shifra e përgjithshme ka prekur gati 1 mijëshen. Në Kumanovë sot pozitiv rezultuan 20 pacientë, duke iu afruar 1 mijë pacientëve të prekur.

 Ministria e Shëndetësisë

Shkup 39

Kumanovë 20

Gostivar 15
Shtip 14

Strugë 13

Tetovë 9

Dibër 8

Nga 5 në Manastri dhe Kavadar

Strumicë 4

Nga 3 në Ohër, Gjevgjeli dhe Dellçevë

Nga 2 në Kërçovë, Demir Hisar dhe Makedonski Brod

Nga 1 në Prilep, Radovish, Koçan, Kratovë dhe Sveti Nikollë

Ministria e Shëndetësisë

?Edhe sot në vendin tonë kemi numër tre shifror të të prekurve me koronavirus, pacientë të cilët po ballafaqohen me sëmundjen e shkaktuar nga CoVid-19. Numri nuk është i vogël, por për standardin e vendit nuk është as i madh, duke marr parasysh bilancin e muajit qershorit ku dy herë u kalua kufiri prej mbi 200 të diagnostikuarve brenda një dite?.Lajmi i mirë është që sot nuk ka të vdekur, ndërsa të shëruar janë regjistruar edhe 70 pacientë. Që nga shpërthimi pandemisë të vdekur janë 460 pacientë, të shëruar mbi 5,400, ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur gati në kuotën e 4,200 pacientëve.

Deri më tani në vendin tonë janë realizuar mbi 95 mijë testime, ndërsa numri i të prekurve ka kaluar mesataren 10%-it.

Në raportin e përditësuar të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Maqedonia e Veriut rezulton me 100 raste ditore në 100 mijë banorë. Ky bilanc për Shqipërinë është 44 raste, për Serbinë 77 raste, ndërsa për Bosnjën 96 rast në 100 mijë banorë. Më me rritje intensive ditore të rasteve është Kosova me 132 raste dhe Mali i Zi me 162 raste në 100 mijë banorë.

Adnan Qaili

Recommended