Liria e medias ngre ne kembe hungarezet | Lajme-News
  • 4 years ago
Mijëra hungarezë marshuan drejt zyrës së Kryeministrit Viktor Orban në protestë kundër përpjekjeve të qeverisë për ndikim në lirinë e medias.

Pikënisja e gjithçkaje erdhi pas shkarkimit nga detyra të kryeredaktorit të faqes kryesore të lajmeve Index.hu. Tre redaktorë dhe 80 gazetarë, thuajse i gjithë stafi dha dorëheqjen mbi atë që ata e quajtën një ?përpjekje të hapur për të ushtruar presion?, pasi pronari i ëeb-it refuzoi të rikthente ne detyrë kryeredaktorin Szabolcs Dull.

?Kryeredaktori ynë u pushua nga puna këtë javë. Nuk dua të flas në emër të të gjithëve, por për mua kjo ishte vija e kuqe dhe më duhet të them se nuk mund të punoj më këtu?.

Por heqja e tij nga puna në fakt ka shtuar shqetësimin se qeveria e Orban po forcon përpjekjet për të zbehur zërat kritikë. Ministri i jashtëm hungarez hodhi poshtë akuzat.

?Si do të ndërhynte shteti në vendimet e një media e cila është në pronësi private? Cilin ligj ndalon që shtypi të mos jetë i lirë në Hungari? Nuk ka një ligj të tillë dhe askush nuk ka përgjigje për këtë pyetje ?.

Vetë Szabolcs Dull tha se ishte shkarkuar për shkak të artikujve në mbrojtje të lirisë së shtypit, teksa në argumentin e shkarkimit citohej rënia e të ardhurave nga mungesa e reklamave.

Tv Klan



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended