Akuza, Sejdinaj bleu 20 kg kokaine ne Spanje | Lajme-News

  • 4 years ago
Bujar Sejdinaj i arrestuar në Tiranë si përfaqësuesi i familjes mafioze Ndragheta , akuzohet se ka blere dhe më pas trafikuar 20 kg kokainë në spanjë për llogari të klanit mafioz ?Beloko?.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Sejdini është takuar në Shqipëri në janar të 2019-tës me italianin Alessandro Fonti, përfaqësues i familjes Beloko ku kanë diskutuar për blerjen e një sasie kokainë në Spanjë. Takimi është ndërmjetësuar nga Ardjan Çekini, i arrestuar në Elbasan po për llogari të autoriteteve italiane.

Një muaj më vonë, në datë 22 shkurt , italianët Alesandro Fonti dhe Gianfranco Moranoi kanë takuar në qytetin spanjoll, Santiago De Compostela, Sejdinajn dhe një furnizues të kokainës ku kanë vendosur për mënyrën e transportimit të lëndës narkotike. Blerja e sasisë prej 20 kg kokainë është realizuar me 18 mars, nga Sejdini dhe italiani Fonti për llogari të familjes mafioze Ndrina Beloko.

Organizata kriminale ku bënte pjesë Sejdinaj u godit nëntorin e kaluar në Itali atje ku u lëshuan 45 urdhër-arreste, mes të cilëve edhe shqiptarë. Ndërsa ne operacionin ku u arrestua Sejdini janë vënë në pranga edhe 5 persona në shtete si Italia, Argjentina dhe Costa Rica, që merreshin me trafikun e kokainës.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended