Pjesa dërmuese e qytetarëve nuk shkojnë me pushime

  • 4 years ago
Kriza që shkaktoi pandemia me virusin korona por edhe frika nga rreziku i infektimit, ka bërë që një numër i madh i banorëve të Tetovës, të mos mendojnë për pushimet verore në bregdet. Ata shprehen se, sivjet kriza ekonomike ka bërë që me vështirësi të sigurohet buka e gojës, e lere më të mendohet për pushime.

 ?As ëndërr nuk do e shohim,. Ne s?bëhemi dot idare, e jo në det të shkojmë.  Krizë e madhe është. Dikush që ka po ama edhe ata stagnojnë nuk shkojnë. Jo larg kufijve por edhe Strugë e Ohër s`do shkojmë?.

 ?Rëndë është të mendojmë për pushime më vështirë është, shkaku i sëmundjes vështirë se mund të shkohet. Dyqanet nuk punojnë, firmat nuk punojnë, para nuk ka?

 ?Do gjendemi pak ka Struga të shkojmë, se për në det problem sivjet. Ekonomia e dobët është shkaku i pandemisë?.

Nga agjencitë turistike, për Alsat thonë se, sivjet rezervimet për pushimet e verës nuk arrijnë dot as 30 për qindshin e kërkesave të vitit të shkuar.

 ?Pas pandemisë dhe kësaj krize që ka kapluar, rënia është e dukshme, kërkesat janë tepër të vogla në krahasim me vitet e kaluara. Ndoshta nuk e arrin as 30 për qindshin e kërkesave nga viti i shkuar?.

 ?Në mungesë të financave, shumica e banorëve, kanë zgjedhur që pushimet këtë verë, ti kalojnë nëpër pishinat e vendit?.

Drejtuesit e pishinave të vendit, thonë se iu përmbahen në maksimum rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa punojnë me vetëm 30 për qind të kapaciteteve.

 ?Rekomandimeve iu përmbahemi maksimalisht në bazë të protokollit, dezinfektimi tek hyrja, pastrimi i këmbëve, distancë e krevateve, numri i kufizuar i vizituesve, 15 persona në 100 metër katror?.

Bashki Sulejmani

Recommended