Tamponi per Covid-19 edhe tek laboratoret private | Lajme-News

  • 4 years ago
Komiteti Teknik i Ekspertëve për koronavriusin, ka miratuar vendimin që tamponi për Covid-19 mund të kryhet edhe në laboratorët privatë.

Por tamponin në privat do ta bëjnë vetëm ata persona që u kërkohet dokument për të udhëtuar jashtë shtetit, duan të shkojnë me pushime apo është kusht nga vendet ku do të udhëtojnë.

Në këtë mënyrë, Komiteti i Ekspertëve i ka hapur rrugës bërjes së tamponin, edhe nëse s?keni shenja klinike, por vetëm për disa kategori.

Do të jetë Ministria e Shëndetësisë që do të certifikojë laboratorët privatë ku do kryhet tampon.

Komitetit Teknik i Ekspertëve thekson se laboratorët privatë do të raportojnë çdo 24 orë për testet që do kryejnë dhe nëse do të ketë raste pozitive, atëherë do të referohen tek Instituti i Shëndetit Publik. Gjurmimin e kontakteve të çdo raste pozitiv do ta bëjë ISHP.

Ende nuk dihet sa do të jetë tarifa për të kryer tamponin e Covid-19 nga laboratorët privatë. Që prej fillimit të pandemisë testet për koronavirusin janë kryer nga ISHP.

Ministria e Shëndetësisë sqaroi se laboratori privat që kryen tamponin ka detyrimin të njoftojë menjëherë për rastet pozitive Institutin e Shëndetit Publik, i cili do të konfirmojë diagnozën në rastin e rezultatit pozitiv ardhur nga laboratorët jo publikë dhe do të referojë për hetim epidemiologjik rastin e konfirmuar.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/