Spanja rrezikon kthimin ne piken zero |Lajme-News

  • 4 years ago
Vetëm pas kohë pasi la pas krahëve situatën tragjike me pandeminë, spanja po rrezkon të kthehet në pikën zero. Ka një rritje te ndjeshme te infektimeve të reja por edhe të viktimave.
Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar të prekur 720 perosna, duke e çuar totalin në rreth 315 mijë të infektuar. Gjithsesj 28.426 persona kanë ndërruar jetë. Autoritetet janë të shqetesuar për ritmin e përhapjes, të cilin nuk e kishin parashikuar kaq të lartë. Sipas tyre shkaku kryesor është jeta e natës.
Në këto raste është më e vështirë të gjendet origjina e virusit dhe për pasojë nuk hetohen të gjitha kontaktet. Për këtë arsye auroritetet shëndetësore do të diskutojnë rivendosjen e masave mbrojtëse, si ruajtja e distancës, ndalimin e grumbullimeve dhe gjithçka lidhet me jetën e natës.
Kurse Madridi ka propozuar bërjen të detyrueshme të perdorimit të maskes në çdo rast, edhe kur është e mundur ruajtja e distancës. Po sot në Madrid mijëra punëtorë të kompanisë ?Airbus? kanë protestuar kundër një plani ristrukturimi që parashikon shkurtimin e qindra vendeve të punës.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka thënë se qeveria është në negociata me ?Airbus? për të zgjidhur situatën por deri tani nuk ka asnjë lajm.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended