Dhunë në ndeshjen Tërbuni-Egnatia! Klubit rrogozhinas: Gjonaj 'non grata', e çojmë në prokurori
  • 4 years ago
Sherr dhe grushte në Kategorinë e Parë. Një incident u shënua dje në ndeshjen mes Tërbunit dhe Egnatias e përfunduar me rezultatin 1-1 në Pukë. E ndërsa brenda fushës gjithcka shkoi mirë dhe rivaliteti nuk i kapërceu kufijtë sportiv, ndryshe ndodhi sapo gjyqtari vërshëlleu për të mbyllur takimin. Në momentin që dy ekipet po drejtoheshin për në dhomat e zhveshjes mes dy palëve pati tension dhe shtyrje, ndërsa sikur duket edhe nga pamjet nuk kanë munguar grushtet. Në pamje një person duket teksa e shoqëron policia. Por përse lindi konflikti? Versionet nga dy palët janë me akuza të ndërsjellta, ndërsa ende nuk ka një reagim nga policia.

Egnatia akuzoi kryebashkiakun e Pukë Gjon Gjonaj për nxitje dhe madje për dhunë dhe e shpalli 'non grata' në Rrogozhinë. "Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Pukë ka një "aktor kryesor? dhe ai është kryetari i Bashkisë se Pukes, z. Gjon Gjonaj. Si ka mundesi qe qytetari i parë i Pukës nuk tenton të ndaloj dhunën e nisur por vazhdon dhe bëhet pjesë e saj duke nxitur dhe të godase mjekun e ekipit tone, Gezim Bibaj i ndodhur ne krye te detyres, por Gjonaj ne te njejten kohe edhe ka kërcënuar pjesën tjetër të lojtarve dhe stafin drejtues. Nga sot Gjon Gjonaj është shpallur "NON GRATA" në qytetin e Rrogozhines qe e ka pritur si mik, duke e respektuar para edhe pas çdo ndeshje, ndersa krejt u kunderta ndodhi ne Puke, ku z.Gjonaj dhr njerez afer tij nuk reshten duke kërcënuar e dhunuar stafin e Egnatias" thotë klubi nga Rrogozhina.