Pavijonet me te prekur ne QSUT, urgjenca dhe reanimacioni | Lajme - News

  • 4 years ago
Përfundon testimi serologjik për bluzat e bardha në QSUT dhe dy spitalet aktivë Covid. Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë, Andi Koraqi, thotë për Tv Klan së deri tani pozitiviteti i bluzave të bardha arrin deri në 5.4 %.

?Analiza serologjike ka treguar një nivel të ulët prekshmërie në përgjithësi është tek 5.3-5.4?.

Pavijonet më të prekura nga Covid-19, janë ato të shërbimit të urgjencës dhe reanimacioni.

?Më të prekurit janë ata që janë në vijën e parë që janë urgjencat, reanimacionet si dhe spitalet Covid 1 dhe Covid 2?

Prej më shumë së dy dite në QSUT po kryhen edhe analizat për Covid. Në laboratorin e QSUT mund të kryhen deri në 1 mijë analiza për Covid. Koraqi thotë se ato do të shërbejnë vetëm për kryerjen e testit të negativizimit të pacientëve në dy spitalet Covid.

?Është vetëm për pacientët e spitaleve Covid 1 ose Covid 2. Bëhet vetëm për negativizimin. Pra është e gatshme vetëm për pacientët që janë të gatshëm të dalin nga spitali?.

QSUT u kthye në një vatër të infektimit me koronavirus. Një numër mjekësh dhe staf u prekën nga virusi duke e përhapur atë edhe te pacientët.

Tv KlanSUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended