Mediat turke: Kurum ne gjyq per mashtrime me kredite |Lajme-News

  • 4 years ago
Mediat turke e kane konsideruar si mashtrimin më te madh bankar të 10 viteve të fundit në Turqi, aferën ku është përfshirë një ndër kompanitë më të njohura të sektorit të prodhimit të hekurit, Kurum Demir.
Çështja ka mbërritur tashmë në gjykatë dhe sipas gazetës turke ?Sabah?, bëhet fjalë për kompaninë ?Kürüm Demir?, e cila ka operuar në Shqipëri përmes kompanisë ?Kürüm International SHA?.
Pre e mashtrimit kanë rënë 33 banka në Turqi, Shqipëri dhe Angli përmes kredive që arrijnë rreth 400 milionë euro raportojnë gazetarët turq.
Kompania ?Kürüm Demir? i përket biznesmenit të njohur Ha?met Bedii Kürüm, i cili ka qenë më herët edhe pronari i ekipit të futbollit të Beshiktashit në Turqi.
Sipas gazetës Sabah kompania është paditur në gjykatë nga 14 banka turke për mashtrim. Bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme të marra si kredi, rreth 191 milionë euro përmes bilanceve fiktive, ndërkohë që mediat turke shkruajnë se kompania ishte duke falimentuar.
Të njëjtën skemë mashtrimi, kompania turke e ka ndjekur edhe në Shqipëri përmes ?Kürüm International SHA? ku ka marrë 210.3 milionë euro kredi nga 5 bankat shqiptare, edhe pse me bilance negative.
Drejtuesit e kompanisë akuzohen nga autoritetet turke për vepra të rënda penale si mashtrimi dhe pastrimi i parave. Ne korrik të 2017-tës prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e dy zyrtarëve të Kompanisë Kurum me dyshimin se kanë krijuar një skemë mashtrimi me rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Sipas autoriteteve dëmi llogaritet deri në 1,5 milionë dollarë, ndërsa dy zyrtarët janë Koray Zeytinoglu, ish-administrator i kompanisë dhe Yucel Aksu, ish-drejtor i skrapit. Gjithashtu, po me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, gjykata vendosi atëherë sekuestro mbi llogaritë bankare të kompanisë Kurum.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended