Inspektoret e rreme te policise ndertimore ne Elbasan - (6 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Inspektor ndërtimor të rremë janë paraqitur këto ditë në Elbasan. Janë bërë deri tani me dhjetëra raste kur disa persona trokasin në dyert e qytetarëve duke u paraqitur si efektiva të policisë ndërtimore. Pasi kërkojnë dokumente për ndërtime shtëpish apo për ndonjë lokal të Elbasanit, këta inspektor të rremë përfundojnë kontrollet e tyre me marrjen e ndonjë ryshfeti, për ndonjë parregullsi në dokumentacion.

Probleme kanë dalë më vonë kur inspektorët e vërtetë janë paraqitur për kontrolle e ku qytetarët kanë filluar të mos iu besojnë. Deri tani nuk është kapur ende asnjë nga mashtruesit, por rastet e qytetarëve që i kanë paguar janë jo pak./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended