Banoret e rrezikuar nga pallati i çare ne Qytetin Studenti - (4 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Këtë pallat pranë Qytetit Studenti në Tiranë, e ka ndërtuar Enti Kombëtar i Banesave. Godina u dorëzua në vitin 1995. Sapo familjet u futën brenda vërejtën se muret u krisën. Me kalimin e kohës e çara u thellua dhe sipas specialistëve kanë rrëshqitur themelet. Në ndërtim është e domosdoshme të analizohet fortësia dhe përbërja e tokës, para se të ndërtohet mbi të. Tani nën pallatin e ndarë jetojnë 40 familje.

?Jemi ankuar të gjithë, sidomos katet e para të cilët janë më të rrezikuar. Kanë ardhur edhe specialistë që kanë bërë matjet dhe tani nuk e di si do të zgjidhet kjo punë?.

Njerëzit janë të frikësuar nga jetesa këtu. Kështu çdo ditë dhe natë këta njerëz mbajnë mbi kokë rrezikun e vdekjes. Për më tepër informacion rreth fatit të 40 familjeve dhe gabimit të ndërtuesve, sot kërkuam shpjegime tek Enti Kombëtar i Banesave, por këtu dyert ishin të gjitha mbyllur pasi të gjithë ishin me pushime./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended