Niset për 10 ditë me pushime, zhduket firaku Adriatik Ferra/ Dëshmon livë shoku i ngusht

  • 4 years ago
Mori në telefon vëllain dhe i tha: ?Po erdha ma ruaj vendin e punës, po nuk erdha mos më prit?, Adriatik Fera u zhduk pa lënë adresë mëngjesin e 19 korrikut të vitit 2014. Lulëzim Fera kërkon në emsinionin Pa Gjurmë vëllain e zhdukur nga ishulli i Qefalonja i Greqisë. Një ditë para se të largohej, 39-vjecari i pohoi se kishte vendosur të bënte 10 ditë pushime dhe se do të kthehej. Afro dy orë, pasi u largua numri i telefonit i doli i fikur, duke shkëputur kështu përfundimisht kontaktet.
?E pyeta ku po shkon ? Për 10 ditë do iki, por nuk ka rëndësi. Kemi bërë verifikime privatisht, por nuk kemi marr asnjë të dhënë. Nuk e di cfarë mund të ketë ndodhur me Adriatikun. Ai ishte tip shumë i mbyllur dhe nuk tregonte edhe kur ishte i mërzitur. Unë kam rënë në dyshim tek shoku i tij, pasi kanë kaluar 6 vite.Ne kemi folur me Elezin, por ai duket i frikësuar sa herë ne i hapim muhabetin e vëllait?, tha i vëllai
?Pa Gjurmë? u lidh me shokun e Adriatikut, Elez Abilaj që jeton në Greqi. Gjatë një lidhje telefonike, ai nuk e mohoi se e kishte takuar 39-vjecarin, një ditë para se ky i fundit të zhduket, por se ai nuk i kishte dhënë asnjë destinacion se ku kishte vendosur të shkonte.
?E kam patur shok, se na lidhte puna, por nuk më ka komunikuar ku do të shkonte. Ne qëndruam me orë sëbashku, një herë më thoshte do iki, një herë jo. E kam njohur që në vitin 2006. Nuk kam cfarë të them tjetër, nuk fsheh asgjë. Jetën personale nuk i njihja mirë. Ai ishte tip i mbyllur, nuk fliste shumë për veten. Ai thjeshtë më thoshte se lodhej shumë. Nuk më tha asgjë kur iku. Ishte i njohur në rrethin tonë dhe kishte shumë shoqëri. Që nga moment që ka mbyllur telefonin nuk dijmë më asgjë?, sqaroi shoku i Adriatikut, Elez Abilaj
Për largimin e tij me pushime, 39-vjecari kishte vënë në dijeni edhe pronarin grek, tek i cili punonte si blegtor. Babai i Adriatikut, Mehmeti i ftuar në emisionin ?Pa Gjurmë? tha se ka udhëtuar disa herë drejt tokës helene dhe pronari grek i ka pohuar të njëjëtn gjë, ndërsa lutet që i biri të jetë gjallë.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv