Sakrifica per nje jete me te mire le ne rruge nene e bije (26 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Matilda është 10 vjeç. Në çdo sekond të ditës dhe të natës atë e përgjon rreziku. I ati e ka braktisur qëkur ajo ishte 3 muajshe. Ajo është rritur në shtëpinë e fëmijë sepse e ëma asmatike nuk ishte e zonja të punonte dhe të rriste një fëmijë. Në vitin 1996 nëna e Matildës shiti shtëpinë dhe paratë i futi tek firma "Gjallica" për të nxjerrë të bijën nga shtëpia e fëmijës dhe për t'a rritur vetë. Tani, krejt të vetme nënë e bijë flejnë ku të munden.
"Unë jam në pritje sot dhe derisa t'u mbushet mendja atyre që jam në rrugë. Për t'i detyruar nuk i detyroj dot. Të më falë shteti shqipar që shita shtëpinë, por më detyroi një hall tepër i rëndë. Për të mos shitur fëmijën shita shtëpinë. Tani nuk e përballoj dot më jetën. Kërkoj ndihmë nga shteti shqipar."
Për Matildën tani nuk mungojnë ofertat. Së fundmi së emës i kanë propozuar edhe t'a shesë. Falë bamirësisë së drejtorit të "Hotel Arbana" , Matilda dhe e ëma po flenë këtu, ndërsa pjesën tjetër të ditës trokasin për të gjetur një dhomë ku të vendosen përgjithmonë./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended