Rinis ciklizmi ne Shqiperi | Lajme - News

  • 4 years ago
Trofeu Korça rinisi garat e çiklizmit në Shqipëri. Pas ndalesës për shkak të pandemisë Covid-19, ishin 44 pjesëmarrës nga 11 ekipe në këtë aktivitet 2-ditor ku spikatën ata të Vllaznisë.

Në disa raste për të mbajtur formën fizike çiklistët thonë se e kanë thyer karantinën.

?E kemi thyer karantinën, pasi ky është një sport specifik, zhvillohet në natyrë?.

Covid-19 solli anulimin e shumë aktiviteteve përfshi edhe Rrethin Çiklistik të Shqipërisë, që është pjesë e kalendarit të Federatës Ndërkombëtare.

Garat tani janë rikthyer madje në Gusht është parashikuar edhe kampionati kombëtar.

?Do të organizojmë në Korçë edhe kampionatin kombëtar më Gusht?.

Shqipëria pritet të marrë pjesë edhe në garat ndërkombëtare, Europian dhe Botëror.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/