Memorial për Hebrenjtë / Vepra kujton sakrificën e shqiptarëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga sot ky memorial do të përbëjë një pikë reflektimi për kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve dhe një pikë kujtese për ata miliona të tjerë që nuk mundën t?i shpëtojnë holokaustit.I vendosur në hyrje të parkut te liqenit artificial, historia e shpëtimit të hebrenjve, në të vetmin vend të botës që nuk i dorëzoi ata në kampet famëkeqe të nazizmit është shkruar në tre gjuhë, atë shqip, anglisht dhe hebraisht.Në përurimin e tij ishin të pranishëm jo vetëm ata që ndihmuan në ndërtimin e tij por edhe pasardhës të atyre dhjetëra familjeve që i fshehën hebrenjtë në shtëpitë e tyre apo i ndihmuan me dokumente false për të udhëtuar drejt tokës amerikane.YURI KIMAMBASADORE SHBA-së NE TIRANE?Nuk ka shumë vende në botë që mund të ngrejnë një memorial të tillë. Ky memorial nuk ka të bëj vetëm me të kaluarën por edhe me të ardhmen. Le ta bekojmë kujtimin e popullit shqiptar qe veproi me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë. Ky memorial na kujtoftë rëndësinë e veprave të tilla. Dhe u frymëzofshin ne nga kujtimi i miqve tanë shqiptare dhe hebrenj për veprimet tona të humanizmit, guximit dhe nderit?NOAH GAL GENDLERAMBASADOR I IZRAELIT NE TIRANE?Për ne hebrenjtë Shqipëria do të shërbejë gjithmonë si një farë bujarie, si një simbol fisnikërie, si një pishtar tolerance, si njerëz mikpritës. Nëse shumë kombe do të mësonin këtë pjesë të historisë së Shqipërisë, kjo do të ishte e shkëlqyer?Për gjithë historinë të dokumentuar nga vetë dëshmitarët e kohës dhe të dhënën më të rëndësishme se asnjë hebre jo vetëm nuk humbi jetën në Shqipëri por nuk iu dorëzua nazistëve, për kryeministrin Edi Rama, duhet të kishte tërhequr vëmendjen e Hollywood-it.

Recommended