Protesta , Basha: Faleminderit për sakrificën! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne orën 11.00 kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbërriti ne sheshin ?Shqiponja?, duke dhëne shenjen per bllokimin e rrugës hyrëse per ne kryeqytet.2 muaj pas ngritjes se çadrës përballe Kryeministrisë, demokratet zgjodhën nje forme te re proteste, duke penguar qarkullimin e automjeteve per 60 minuta ne sheshin Shqiponja dhe ne zonën prane shkollës Teknologjike; me te njëjtën kërkese: krijimin e nje qeverie teknike qe do te organizoje zgjedhjet parlamentareProtesta ishte e qete dhe pa asnje incident, por megjithatë momentet e tensionit ishin te pranishme.Demokratet ndihmuan nje zonje shtatzëne te bllokuar ne trafik per te kaluar, por kur forcat e policisë u afruan tek protestuesit duke u kërkuar ti hapnin rrugën ambulancës, pasi kishte nje rast urgjent, u krijua nje moment tensioni.Ambulanca transportonte nje te aksidentuar dhe u bllokua pranë mbikalimit tek kthesa e Kamzës.Pavarësisht përpjekjeve, ambulanca nuk mundi te kalonte deri ne përfundimin e protestës.Edhe prane shkollës Teknologjike trafiku u bllokua per 60 minuta per shkak te protestës se demokrateve.Ne mesdite Basha përshëndeti protestuesit duke theksuar se demokratet nuk tërhiqen nga kërkesa per qeveri teknike?Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë sakrificë dhe këtë qëndresë.?Ky është një paralajmërim se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore, e këtij bashkimi qytetar është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.Ne oren 12 protesta përfundoi dhe lideri i opozitës Basha u nis ne këmbe drejt çadrës se vendosur përballe Kryeministrisë.

Recommended