Basha: Bujqesia, prioritet i PD | Lajme - News

  • 4 years ago
Mungesa e tregut, ajo e subvencioneve, si dhe pamundësia e fermerëve për të nxjerrë fitime të mjaftueshme për jetesën ishin disa nga shqetësimet që banorë të zonës së Devollit ndanë me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Gjatë takimeve qe pati me fermerë, Basha tha se bujqësia është prioritet i Partisë Demokratike, e cila në programin e saj ekonomik ka parashikuar një plan të detajuar për rimëkëmbjen e këtij sektori.

Teksa akuzoi kryeministrin se në 7 vite qeverisje i ka braktisur fermerët, Basha premtoi se pas ardhjes në pushtet Partia Demokratike do të akordojë 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta për fermerët dhe 50 milionë euro të tjera do të investohen çdo vit për infrastrukturën bujqësore.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended