Policia në terren, komunikim me të prekurit nga COVID, apeli i Ramës: Mos thyeni karantinën

  • 4 years ago
Apeli i kryeministrit Edi Rama është që kush është i prekur me Covid-19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar një sesi policë në terren bëjnë verifikimin e personave të prekur me koronavirus, të cilët duhet të respektojnë karantinën, duke mos dalë nga shtëpia.

"Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën. Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha", shkruan Rama në Facebook.

Recommended