Basha: Rama ben te kunderten e premtimeve

  • 4 years ago
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve të tij. Kësaj here, ai është ndalur me fermerët e qytetit të Pogradecit. Në një postim në rrjetet sociale, Basha rendit të gjitha problemet e bujqësisë në Pogradec dhe jo vetëm.

Kryeopozitari thotë se braktisja e shteti dhe pandemia i ka rrënuar financiarisht fermerët. Përveç kësaj ata paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe prej vitesh nuk kanë marrë subvencione për prodhimet.

?Ramavirusi ka harxhuar 700 milionë euro për fasada, miliona euro të tjera për PPP dhe tendera korruptive, 1.2 miliardë euro do të shkojnë për rrugën fantazmë Milot-Fier, ndërsa fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit?, shkruan Basha.

Ai shprehet se asnjë nuk pret më gjë nga qeveria aktuale, pasi Rama ka vërtetuar që bën të kundërtën e asaj që premton.

?Në 7 vite, ai ka dëshmuar se ka bërë të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e zhytur vendin në krizën më të thellë të 20 viteve të fundit dhe shndërruar në vendin më të korruptuar të Europës dhe ndër më të korruptuarit e botës?, shkruan Basha.

Kryetari i PD-së thotë se me planin që ka për bujqësinë, 50 milionë euro në vit do të kalojnë për infrastrukturën. 100 milionë të tjera thotë se do t?i japë për subvencione, njësoj si fqinjët që na rrethojnë, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Megjithatë Basha nuk premton mrekulli.

?Nuk do të bëjmë mrekulli. Ne do të krijojmë lehtësirat e nevojshme për biznese prodhuese, të cilat do t?i përpunojnë produktet tuaja që të mos kalben, por edhe do të hapin vende pune dhe këtu kam parasysh, fabrika të prodhimeve të konservuara, lëngjeve të frutave dhe nënprodukteve të tjera. Shqipëria nuk do të punojë më për 5 veta, por do të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht?, shprehet Basha./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended