Zamira Kita rrëfen për vendin ku shkëmbeu puthjen e parë
  • 4 years ago
Ajo është ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Në një intervistë në ?? Rreze Diellli?? ishte e ftuar aktorja Zamira Kita, e cila tregoi disa të pathëna për jetën e saj profesionale dhe personale.
Ndër vendet që mesa duket kanë lënë mbresa të thella për të është, Maliqi të cilin ajo e zbulon kështu:
Po atje ( në Maliq) kam këmbyer puthjen e parë me bashkëshortin, sepse kemi qënë atje prap për të bërë një shfaqje, ai ka qenë kitarist dhe unë kam qenë aktore dhe në një moment të caktuar kemi prekur duart dhe kemi këmbyer puthjen e parë. Atje ka nisur, dhe ka qenë 12 maji I vitit 89? ajo ditë, sepse ne kishim filluar të këmbenim vështrime, kishim filluar të ndjenim që e kërkonim njëri tjetrin, mirëpo askush nuk po thoshte, askush nuk po vepronte, në një moment të caktuar u këmbye ajo puthje, kështu që e kurorëzuam.
Recommended