‘’Mendoja të vras veten’’, Zamira Kita tregon dhimbjen për emërimin në fshat
  • 4 years ago
Ajo është ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar. Në një intervistë në ?? Rreze Diellli?? ishte e ftuar aktorja Zamira Kita, e cila tregoi disa të pathëna për jetën e saj profesionale dhe personale.
Ajo flet për dramat në jetën e saj, që nga biografia e cila e ndiqte në cdo hap, humbja e binjakëve dhe sëmundja e vajzës, Zamira Kita tregon një forcë të madhe.
Momentet e para kur nisi karrierën e saj, nuk kanë qenë aspak të qeta, por të vrullshme e me shumë mundime, për një vajzë që artin e kishte gjithçka, emërimi në fshat do të thoshte njësoj si të hiqte dorë nga karriera. prandaj mendimet e saj ishin aq të forta sa shprehet se ka menduar edhe vetvrasjen.
?? Në fakt unë jam një natyrë shumë optimiste? Nuk e di pse kam pasur gjithmonë optimizmin dhe shpresën se gjithcka do të ecë mirë. Kam patur dhe momente kur kam humbur shpresën, edhe në problematikat personale initime,dhe në ato profesionale. Dhe kur jam emëruar në Pirg, dhe nuk shikoja asnjë dritë jeshile, në horizont asnjë gëzim, thashë u emërova në këtë fshat do të ngelem këtu, unë nuk do të luaj kurrë teatër?..por profesioni im nuk ishte atje, ajo që unë e doja më shumë se jetën time, sa që mendoja të vras veten ndoshta ky do të jetë shpëtimi I kësaj dhimbjeje të madhe që përjetova kur u emërova në fshat?? shprehet aktorja Zamira Kita.
Recommended