Report TV -Dyshohet bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, lihet në burg Gjekson Pusi!

  • 4 years ago
Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Gjekson Pusin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Hekuran Billës dhe autor në atentatin ndaj Fatjon Harushës kushëririt të deputetit të PS, Luan Harusha. Mësohet se Pusi ka mohuar akuzat për përfshirje në atentatin ndaj Harushës tre ditë më parë. Ndërsa në gjykatë nuk janë paraqitur prova të reja, përveç akuzës për thyerjen e masës së sigurisë ?arrest shtëpie?.