Basha: Nuk premtoj mrekulli, por qeverisje normale | Lajme - News

  • 4 years ago
Në vijim të turit të takimeve me operatorët turistik, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë me përfaqësuesit e këtij sektori që aktivitetin kryesor e zhvillojnë në Tiranë.

Ndërsa u njoh me shqetësimet dhe pasojat që ka lënë pandemia tek këta operator, kreu i opozitës akuzoi qeverinë se nuk ka asnjë strategji mbështetëse për këtë sektor, por premtoi se me ardhjen e PD në pushtet do të kthehet normaliteti në vend.

?Ne nuk premtojmë mrekulli, por një qeverisje normale, që dëgjon, dialogon dhe bashkëpunon?.

Karantinimi i inspektorëve tatimor, rendi dhe siguria, taksa e sheshtë 9% dhe derregullimi i licencave, do jenë sipas Bashës shtyllat e platformës të PD për turizmin.

?Përmirësimi urgjent i klimës së biznesit duke ju hequr nga qafa inspektoriatet, taksidarët, burokracirat, lejet, autorizimet, ua kanë bërë jetën ferr sipërmarrjes. Thjeshtimi i menjëhershëm i sistemit fiskal, taksa të lehta, taksa të përballueshme për ju dhe transparenca për shpenzimet publike, duke i dhënë fund orgjisë së shpenzimeve shtetërore me tendera të shumëfishta?.

Kreu i PD shtoi se kriza e turizmit prek të paktën 200 mijë qytetarë të punësuar në këtë sektor.

Tv Klan


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended