Pas apelit të Report Tv, Pema e Piperit në Sarandë mbjellë nga Naim Frashëri në vëmendjen e Bashkisë

  • 4 years ago
SARANDË- E rrethuar nga mbeturinat dhe i lënë në harresë, fati i pemës së piperit të mbjellë në qendër të qytetit të Sarandës nga dora e Naim Frashërit mund të ketë një tjetër rrjedhë. Jo si të simotrës së saj, e cila u pre pas viteve '90, por të rikthimit të vlerave, kulturore dhe historike që mbart prej më shumë se 145 vitesh.

Pas transmetimit të lajmit nga Shqiptarja.com, Ibrahim Bajrami, anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës pranon që është treguar minimumi i vëmendjes nga ana e autoriteteve, pavarësisht faktit që nuk ka një pemë të dytë si ajo në vend. Si argument për këtë harresë, Bajrami thotë se është problemi i pronësisë, por që tani më kjo po shkon drejt zgjidhjes, e për pasojë do të nisë edhe përkujdesja. Minimumi është vendosja e tabelave që tregojnë për ekzistencën e saj."Kjo pemë së bashku me nja 4 rrënjë pemësh të ndryshme janë bërë pjesë e traditës së Sarandës, pemë që kanë më shumë histori në veten e tyre për Sarandën, se ç'mund të ketë ndonjë monument tjetër. Kanë jetuar së bashku me pjesën e popullit, qytetin modern që nga themelimi i qyteti. Kjo pemë, ne jemi rritur me të, na sjell kujtime të shumta në mendje, fruti i saj konsumohet, është piper aromatik, jo vetëm kjo, por edhe 3-4 rrënjët e tjera që mbijetojnë, disa prej tyre kanë humbur, fatkeqësisht e gjejnë veten të pambrojtura. Ato mund të ishin pjesë e rrethit turistik të qytetit, që turisti t'i shikonte dhe të kapte historinë e qytetit dhe një pjesë e rëndësishme e historisë lidhen me monumente të gjalla të cilat i ka mbjellë Naim Frashëri. Po bëhet dalëngadalë 150 vjeçare dhe është fatkeqësi për ne që nuk kemi pemë të tjera që rivalizojnë në moshë këtë pemë dhe ne i kemi lënë pa asnjë lloj përkujdesje. Besoj se ata janë shkëputur dhe nga tradita e qytetit dhe nga memoria për shkakun se kanë mbetur të mbyllura në disa kthjellina të paqarta sa u përket pronësive të tyre dhe nuk është gjetur mundësia për të vendosur një emër në to. Tashmë është një mundim shumë i vogël, për t'u qartësuar se kujt i përkasin dhe të vendosen 2-3 tabela dhe një përkujdesje minimale për këto pemë që e kanë vërtetuar vitalitetin e tyre. Njëherësh, ato bëhen edhe një pjesë e historisë dhe gjeneratës së re për të kuptuar se nga po vinë", tha Bajrami.

Recommended