Report TV - Në Lezhë pozitive me koronavirus edukatorja, mbyllet kopshti

  • 4 years ago
Nga testet e kryera në 24 orët e fundit në Lezhë për koronavirusin ka rezultuar pozitive edukatorja e kopshtit 'Skënderbeg'.

Menjëherë janë marrë masat dhe është bërë dezinfektimi i kopshtit, i cili ka qenë i mbyllur për fëmijët për shkak të pushimeve të verës. Ndërkohë janë bërë tamponët për pjestarët e stafit përgjigjet e të cilëve nuk kanë dalë akoma.

Për rastin pozitiv ka folur drejtori i arsimit në bashkinë Lezhë Elson Frroku, i cili ka deklaruar:

"Iu falenderoj për interesim. Dua të them që si në të gjithë botën edhe qytetarët e Lezhës nuk janë imunë. Rasti i fundit është në institucionin tonë. Ne sapo jemi informuar nga autoritet shëndetësore dhe kemi marrë të gjithë masat sipas protokolleve të masave në mënyrë që të sigurohemi që personat që kanë patur kontakte të afërta të vetëkarantinohen.

Përsa i përket sigurisë në institucione, siç shihet edhe në këtë ku ndodhemi, është një dokument që vërteton dezinfektimin. Çdo ditë kemi matur temperaturën e stafit. Në çdo institucion bashkia Lezhë ka marrë të gjitha masat në bazë të protokollit."

Recommended