• 4 years ago
Elbasani, qyteti i njohur industrial i Shqipërisë së Mesme, imazhi i të cilit është i lidhur me arsimin dhe dijen, është kthyer vitet e fundit në imazhin e qytetit ku organizatat krimininale përplasen dhunshëm me njëra-tjetrën.
Ky rikthim vjen pas shpërbërjes shumë vite më parë të dy prej bandave më të rrezikshme të këtij qyteti, ?Banda e Tan Kateshit? dhe ?Banda e Mandelës?, të krijuara gjatë viteve ?97 të cilat u përplasën me këdo familje apo grup që i konsideronin më të vegjël se ata apo kur nuk paguanin gjobën e radhës.
Ditët e sotme, kryesisht grupet e konsoliduara në Elbasan, janë ato të drogës. Ky qytet njihet si një ndër qytetet kyçe të magazinimit dhe trafikimit të heroinës e cila vjen nga linja Turqi - Maqedoni. Megjithatë, ka pasur përpjekje që linjat e heroinës të përdoreshin edhe për trafikun e kokainës nga rrjete kriminale të cilat e kanë qendrën dhe veprojnë në Tiranë. Sipas ekspertëve, ajo që i ka bërë më të rezistueshëm grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve në Elbasan është se janë të sofistikuar, nuk kanë patur deri në vitin 2015 konflikte për çështje territoresh. Kjo pasi narkotikët i tregtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Por situata ndryshoi gjatë vitit 2015 e në vijim.
Qyteti tashmë është mbërthyer nga një seri ngjarjesh dhe përplasjesh me shumë viktima mes grupeve dhe organizatave, më të sofistikuara se ato të ?97-ës, me më shumë pushtet politik dhe ligjor, me më shumë burime financiare, biznese të ligjshme, si dhe aktivitete kriminale në disa shtete të Evropës. Të afta për të bërë gjithçka, herë drejtpërdrejtë, shumë herë në formë të fshehur dhe të heshtur por sigurisht në formën e dytë përshfaqen më agresive, më të dhunshme, më dominante duke kryer vrasje dhe atentate që mund të përkufizohen si të përsosura.
Një histori përplasjesh dhe vrasjesh e nisur në vitin 2005 dhe me vijueshmëri të eliminimeve reciproke deri në vitin 2015, tregoi se në Elbasan hesapet e këtij konflikti ishin drejt mbylljes për shkak të eliminimit të njërës prej palëve në konflikt dhe të konsolidimit të pozitave të një nga grupeve më të njohura në Elbasan, siç janë Çapjat.
Por që nga fillimi i vitit 2014 një grup i ri ishtë formuar, bërthama e këtij grupi janë ish-anëtarë të një tjetër grupi të hershëm që ka reduktuar ndjeshëm aktivitetin. Ky grup i ri prej 8 personash në vitin 2014 kishte moshë mesatare prej 25 vjeç ndërsa sot përllogaritet deri në 30 persona.
Që nga fundi i vitit 2015, e më saktësisht fillimviti, 2016 qetësia në qytetin e Elbasanit, humbi sërish për të mos u kthyer ende sot që flasim. Disa ngjarje gjatë vitit elektoral 2015 shërbyen si fitilndezës për një luftë të ashpër mes organizatave influente.
Lidhjet e organizatave kriminale dhe bandave të këtij qyteti me politikën iu kanë dhënë atyre gjatë këtyre 23 viteve, që nga viti 1997, forcën, arrogancën dhe dhunë për t?i demonstruar në mënyrë të hapur në publik dhe në qytet.
Për shumë faktorë ndoshta sot në vitin 2020 është ende herët për t?u zbardhur plotësisht mar...

Category

📺
TV

Recommended