Te semuret autike dhe kurimi i tyre (6 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Autizmi është një sëmundje që në Shqipëri nuk dinë t?a kurojnë. Deri në një farë moshe fëmija autik duket shumë normal, por në të vërtetë ai ka vështirësi komunikim, nuk i përgjigjet ngacmimeve dhe nuk i afrohet njerëzve. Shihni se sa e prapambetur është e folura e tyre. Meqë sëmundja nuk njihet në Shqipëri, këta autikë kurohen bashkë me handikapatët mendorë, ndërkohë që nuk kanë asgjë të përbashkët me ta. Në këtë qendër janë gjithsej 5 pacientë që rrinë bashkë me 35 handikapatë mendorë ndërsa numri i saktë i autikëve nuk dihet.
Drejtoresha e qendrës ? Aftësimi për Jetën? Vangjeli Duka thotë:
?10%-20% e këtyre personave janë të shtrirë në Shqipëri. Shumica prej tyre janë të mbyllura në muret e shtëpisë pa asnjë lloj trajnimi dhe mbështetje nga shoqëria apo shoqatat. Kërkojnë të ngrejnë zërin që sëbashku me prindërit të ngrihemi dhe të krijojmë ambiente publike dhe trajnuese për këtë kategori njerëzish?.
Këta fatkeqë në këtë qendër në fillim kanë mësuar t?a gjejnë rrugën vetë më pas i kanë stërvitur për higjenën vetjake dhe tani i trajnojnë nëpërmjet punës dhe aktiviteteve artistike. Ndërkohë që në botë ka dhe ilaçe dhe qendra të specializuara posaçërisht për autikë. Në këtë seminar, prindërit e autikëve, mjekë dhe edukatorë u përpoqën që të gjejnë një zgjidhje të re për trajtimin e rasteve në Shqipëri.
Së pari nevojitet ndarja e tyre nga handikapatët mendorë, specializimi i mjekëve vetëm për këtë kategori dhe më pas të kërkohet dhe në rrethe të tjera për pacientë të mundshëm që të trajtohen me kujdesin e duhur.


Gazetare: Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended